Secondary Adv

Projektet për pallatin e sportit Asllan Rusi, Korporata shpall 6 finalistët

Korporata e Investimeve Shqiptare ka shpallur 6 ekipet finaliste për procedurën konkurruese për projektin e investimit “Rijetëzimi i Pallatit të Lojrave me dorë “Asllan Rusi”, Tiranë”.

Projektidetë paraprake arkitekturore të dorëzuara nga të gjithë aplikantët në fazën e parë të procedurës përfshijnë studio të huaja dhe shqiptare.

 

Në njoftimin e AIC thuhet se sipas procedurës së përcaktuar në Dokumentin e Kualifikimit, aplikantët e renditur në 5 vendet e para në procesin e vlerësimit të projektideve paraprake arkitekturore, sipas renditjes së mësipërme, kualifikohen për të vijuar fazën e dytë të procedurës konkurruese.

 

Aplikanti “PROGEEN + Sauerbruch Hutton Gesellschaft von Architekten mbH + Atelier 4 + SBP (Schlaich Bergermann partner) + Gustafson Porter – Bowman + Anri Sala” dhe aplikanti “TABI Construction sh.p.k. + Perrault Architecture + Enea Landscape Architectt + Ivan Navarro (Hueso Records) + Arup Ireland + Erald Kerluku” janë vlerësuar me pikë të barabarta në “Listën 1 – Renditja sipas pikëzimit” dhe renditen të dy në vendin e pestë.

 

Ndërkohë, aplikanti “Trema Tech sh.p.k + Likado BV + Albanian Capital Group sh.p.k + BCN Investements B.V + MVRDV”, kualifikohet me kusht. Ai duhet të realizojë dorëzimin e pasqyrave financiare për tri vitet e fundit të anëtarëve bashkimit të subjekteve, të cilat duhet të jenë të certifikuara / audituara nga një subjekt i licensuar auditimi (për aplikantët person juridik – nëse është e aplikueshme) brenda 20 ditëve pune nga data e marrjes së njoftimit.

 

Pas kalimit të afateve të ankimimit, Korporata do t’u dërgojë kandidatëve të kualifikuar Ftesën për Propozim, e cila përmban udhëzimet për kandidatët për ndjekjen e procedurës në fazën e dytë.

 

Transmetimi i këtij njoftimi fillon periudhën e ankimimit për këtë fazë. Nëse një Aplikant dëshiron të bëjë një ankesë lidhur me konkurimin, do të paraqesë ankesën e tij me email, brenda 7 ditëve kalendarike nga data e këtij njoftimi, përfundon Korporata. /ekofin.al


Më të lexuarat